Google ADS

Trump paralajmëron sanksione të reja mbi Korenë Veriore

19:01 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar për sanksione të reja mbi Korenë Veriore.

Ai i ka dhënë thesarit amerikan autoritetin për të synuar kompani të veçanta dhe institucione financiare që kryejnë biznes me vendin komunist, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Trump ka kërkuar edhe nga Banka Qendrore e Kinës që të udhëzojë bankat tjera kineze që të ndalojnë bashkëpunimin me Veriun.

Ky veprim vjen më pas se dy javë pasi OKB miratoi sanksione të reja kundër Phenianit.

Donald Trump gjatë fjalimit të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka thënë se ‘do të bëjë rrafsh Korenë Veriore’ nëse SHBA-të dhe aleatet e saj kërcënohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme