Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Uashington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar.
“6 janar, shihemi në Uashington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.
Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Uashington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral.
“Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Twitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër”.
Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar.
Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç raportoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...