Trump paralajmëron për dhunë të krahut të majtë

19:03 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar që politikat e tij do të përmbysen në mënyrë t dhunshme nëse Demokratët fitojnë zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Ai u ka thënë liderëve evangjelistë që vota ishte një referendum për lirinë e shprehjes dhe fenë dhe që këto janë të kërcënuara nga njerëzit e dhunshëm, transmeton portali arbresh.info.

Më tej ai u bëri thirrje grupeve konservatore të krishtera për ndihmë, duke thënë se ata ishin vetëm një votë larg nga humbja e gjithçkaje.

Zgjedhjet afatmesme shihen gjerësisht si një test për popullaritetin e presidentit.

Trump ka luftuar me publicitetin negativ pasi ish avokati i tij dhe shefi i fushatës u dënuan më parë këtë muaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme