Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të ndalojë aplikacionin për video-shpërndarje TikTok në SHBA.
Ai u ka thënë gazetarëve se mund të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv qysh të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimet se aplikacioni, nën pronë të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.
TikTok ka mohuar akuzat se kontrollohet ose ndan të dhëna me qeverinë kineze.
Aplikacioni që rritet me shpejtësi ka deri në 80 milion përdorues aktivë mujorë në Amerikë dhe ndalimi do të ishte një goditje e madhe për ByteDance.
“Sa i përket TikTok, ne po i ndalojmë ata nga Shtetet e Bashkuara”, u tha zoti Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial.
Nuk ishte e qartë menjëherë se me cilën autoritet zoti Trump duhet të ndalojë TikTok, si do të zbatohej ai ndalim dhe cilat sfida ligjore do të përballeshin.
Microsoft thuhet se ka qenë në bisedime për të blerë aplikacionin nga ByteDance, por zoti Trump duket se hedh dyshime se një marrëveshje e tillë do të lejohej të kalonte.
Nëse marrëveshja do të shkonte përpara raportet thonë se kjo do të përfshijë operacionin e ByteDance në SHBA./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?