Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka orientuar vëmendjen e tij drejt një ristrukturimi të marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.
Vlera e shkëmbimeve tregtare SHBA-BE vlerësohet të jetë në rreth 1 trilion dollar.
Trump, prej kohësh është ankuar se qëndrimi i BE-së mbi tregtinë është “më i keq se Kina”.
“Evropa na ka trajtuar shumë keq. Gjatë 10-12 viteve të fundit, ka pasur një deficit të jashtëzakonshëm me Evropën. Ata kanë pengesa që janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Trump, përcjell rel.
Deklarimet e tij bëhen në kohën kur ekonomia globale ka shënuar rënie.
Zyrtarët evropianë thanë se janë të gatshëm të punojnë me Trumpin për të adresuar këtë çështje. Por, ata paralajmërojnë se do të hakmerren kundër çdo lëvizjeje të SHBA-së për të vendosur tarifa për makinat dhe produktet e tjera, siç ka kërcënuar disa herë presidenti amerikan.
“Ne do t’i përgjigjemi tarifave të SHBA-së, dhe ne dimë t’i strukturojmë ato që të jenë efektive”, ka thënë Norbert Roettgen, një ligjvënës i lartë konservator gjerman, pas takimeve me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit.
Të premten, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në BE, Gordon Sondland, u shkarkua nga ana e presidentit Trump, duke e bërë rrugën e çdo negociimi të ardhshëm SHBA-BE, edhe më të pasigurt.
Shtetet e Bashkuara, importuesi më i madh në botë dhe blloku 27 anëtarësh i BE-së, po përballen me mosmarrëveshje që përfshijnë subvencionet e linjave ajrore, pengesat në tregtinë bujqësore dhe planet e BE-së për të taksuar kompanitë e mëdha digjitale amerikane.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...