Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi përmes rrjetit “Twitter” se agjentët amerikanë të imigracionit janë duke planifikuar arrestime masive të imigrantëve nga java e ardhshme.
“Javën e ardhshme, agjentët për imigracion do ta fillojnë procesin e largimit të miliona imigrantëve ilegalë që në mënyrë të paligjshme kanë arritur të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në “Twitter”.
Në vitin 2018, presidenti amerikan dhe disa zyrtarë tjerë të lartë amerikanë e patën kërcënuar kryetarin e Oaklandit me ndjekje penale pasi i kishte njoftuar banorët e qytetit për operacionet për gjetjen e imigrantëve ilegalë nga forcat e qeverisë qendrore.
Trump dhe këshilltari i tij i lartë për imigrimin, Stephen Miller, i kanë shtyrë zyrtarët e Sigurisë së Atdheut t’i arrestojnë mijëra imigrantë, deportimi i të cilëve është vendosur nga Departamenti i Drejtësisë.
Në prill të këtij viti, ish-drejtori i Agjencisë për Imigracion, Ronald Vitiello, dhe ish-sekretarja e Departamentit për Siguri të Atdheut, Kirstjen Nielsen, u shkarkuan nga detyra pasi ngurruan ta zbatonin planin e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump, shkruan “Washington Post”, transmeton Gazeta Express.
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...