Trump paralajmëron amerikanët: Përpara kemi dy javë të “vështira” në betejën kundër coronavirusit

07:45 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar një shtrirje dy-javore “të vështirë” përpara, pasi zgjati masat distancuese mbarëkombëtare që – edhe nëse ndiqen nga afër – ende mund të nënkuptojnë më shumë se 100,000 dhe deri në 240,000 amerikanë të vdesin nga coronavirusi.

Ky siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ishte një mesazh i fortë nga një president i cili kaloi javë me radhë duke minimizuar ashpërsinë e virusit dhe vuri në dyshim ndikimin e tij të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.

Por, siç shkruan tutje CNN, Trump nuk minimizoi atë që është bërë kriza më e rëndë e shëndetit publik në dekada, gjatë fjalimeve të tij të martën.

Në vend të kësaj, ai këshilloi amerikanët që ditët më të errëta mund të vijnë akoma.

“Unë dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që do të vijnë. Ne do të kalojmë një dy javësh të ashpër”, ka thënë Trump.

Pasi foli Trump, zyrtarët e lartë të shëndetit në grupin e punës së Trump prezantuan një seri të dhënash që tregonin modelet e tyre për mënyrën sesi masat e distancimit shoqëror mund të ndihmojnë në parandalimin e vdekjeve potencialisht deri në miliona njerëz.

Por në një parashikim të ashpër, Dr. Deborah Birx tha që edhe nëse udhëzimet federale ndiqen saktësisht, deri në 240,000 vdekje ende mund të ndodhin.

Zyrtarët ishin të shpejtë për të thënë që ata nuk e pranuan atë shifër si të paracaktuar. Por modeli shtroi “shkatërrimin e mundshëm që shpërthimi mund të shkaktojë”.

“Ne duhet ta mbajmë veten”, tha Dr. Anthony Fauci, një tjetër ekspert i lartë mjekësor në ekipin e Trump, para gazetarëve. “Ne po vazhdojmë të shohim që gjërat rriten. Ne nuk mund të dekurajohemi nga kjo sepse zbutja në të vërtetë po funksionon dhe do të funksionojë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme