Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vlerësuar përpjekjet e Turqisë për të ndaluar “masakrën” në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, duke akuzuar Rusinë, regjimin e Bashar al-Asadit dhe Iranin për vrasjen e “mijëra” të pafajshmëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rusia, Siria dhe Irani janë duke vrarë, ose janë rrugës së tyre për të vrarë, mijëra civilë të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni!”, shkroi Trump në twitter.
“Turqia po punon shumë për të ndaluar këtë masakër”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, Senati amerikan kaloi buxhetin prej 738 miliardë dollarë për Pentagonin i cili përfshin një mandat për vendosjen e sanksioneve brenda gjashtë muajve për Sirinë, Iranin dhe Rusinë për “krimet e tyre të luftës” gjatë luftës civile në Siri.
Megjithëse ende nuk është aprovuar nga Trump, Akti i Mbrojtjes Civile të Cezarit i vitit 2019 autorizoi sanksione shtesë dhe kufizime financiare për institucionet dhe individët që bëjnë biznes me regjimin sirian.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...