Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës.
Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit.
Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.
Cohen punoi si avokat i Trump për më shumë se një dekadë. Por të dy patën një mosmarrëveshje pas zgjedhjeve të 2016, pasi hetuesit filluan të shikonin disa nga ndihmësit e Trump.
Në vitin 2018, Cohen u dënua me tre vjet burg dhe një gjobë pasi u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës.
Tani jashtë burgut, Cohen është bërë një kritik i fortë i Trump.
Ai ka shkruar një libër dhe organizon një podcast, të cilat Trump i përmend në padi. Ai thotë se Cohen ka sajuar biseda dhe gabimisht e ka quajtur Trump një “racist” në librin e tij të vitit 2020 “Disloyal”./abcnews
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...
“S’je interesant”, Xheneta dhe Kevini përplasen ashpër
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...