Donald Trump ka paditur Hillary Clinton dhe disa demokratë të tjerë, pasi sipas tij, ata u përpoqën të manipulonin zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e lidhur fushatën e tij me Rusinë.
“Duke vepruar së bashku, të pandehurit komplotuan në mënyrë dashakeqe për të krijuar një histori të rreme se kundërshtari i tyre republikan, Donald J. Trump, po bashkëpunonte me palë të huaja armiqësore”, tha ish-presidenti amerikan në një padi të paraqitur në gjykatën federale në Florida, transmeton portal arbresh.info
Trump, i cili mposhti Clitonin në zgjedhjet e vitit 2016, përmendi gjithashtu “shantazin” dhe “konsipacionin për përhapjen e gënjeshrave” në padi.
Akuzat e Trump janë minuar nga një raport i lëshuar nga një komitet i Senatit të udhëhequr nga republikanët në gusht 2020. Raporti prej 966 faqesh përfundon se Rusia përdori operativin politik republikan Paul Manafort dhe faqen e internetit WikiLeaks për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet e 2016-ës.
Në padi Trump kërkon dëmshpërblin nga pala tjetër.
Ai tha se ishte “i detyruar të përballonte shpenzimet në një shumë që do të përcaktohet në gjyq, por që dihet se është më shumë se 24 milionë dollarë dhe që vazhdon të rritet në formën e kostove të mbrojtjes, tarifave ligjore dhe kostove të tjera”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...