Trump padit Deutsche Bank dhe Capital One

13:20 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Donald Trump ka paditur dy banka në një përpjekje për të ndaluar dorëzimin e të dhënave të tij financiare në Kongres.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paditur dy banka në një përpjekje për të ndaluar dorëzimin e të dhënave të tij financiare në Kongres.

Padia kundër Deutsche Bank dhe Capital One është ngritur pasi komitetet e drejtuara nga Demokratët kanë lëshuar thirrje për informacion mbi financat e tij.

Tre fëmijët e tij më të mëdhenj dhe Organizata Trump u bashkuan me padinë, e cila argumenton se nuk ka baza legjitime për hetimin e çështjeve të tij të biznesit, transmeton lajmi.net.

Demokratët kryesorë thanë se nuk do të pengoheshin nga përpjekja për bllokim.

Një zëdhënëse e Deutsche Bank tha për New York Times: “Ne mbetemi të angazhuar për të siguruar informacionin e duhur për të gjitha hetimet e autorizuara”.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Capital One.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme