Presidenti Donald Trump kritikoi të enjten zërat në radhët e demokratëve rrethmundësisë për të nisur procedurën për shkarkimin e tij si rezultat i hetimeve mbindikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ai tha se nuk ka bërë asgjëpër të merituar një gjë të tillë.
Komentet zoti Trump i bëri në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për një udhëtim drejtKolorados. Një ditë më parë Prokurori i Posaçëm Robert Mueller tha se “nuk kishteprova të mjaftueshme” për të akuzuar presidentin për konspiracion gjatë zgjedhjeve tëvitit 2016, por shtoi se “hetimet po ashtu nuk arritën në përfundimin se presidenti nukka kryer asnjë lloj shkeljeje”.
“Nëse do të ishim të bindur se presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje do ta kishim thënëkëtë”, tha zoti Mueller.
Në raportin e zotit Mueller përmenden disa raste të mundshme që presidenti mund tëakuzohet për pengim drejtësie.
Në një reagim pas kësaj deklarate, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosie cila ndodhet nën presionin e disa demokratëve që përkrahin nisjen e procedurës përshkarkimin e presidentit, tha se “asgjë nuk është hequr tavolina”.
I pyetur nëse e pret një gjë të tillë, presidenti Trump tha se “nuk sheh asnjë mundësi sesi ata mund ta bëjnë këtë. Është një çështje e pistë,e ndyrë dhe neveritshme … ështënjë presion agresiv ndaj presidencës”, tha ai.
Zoti Trump tha gjithashtu se zoti Mueller si prokuror ishte në “konflikt” duke vënë nëdukje se ai është një mik i ngushtë i ish-drejtorit të FBI-së James Comey, të cilin zotiTrump e shkarkoi disa javë pasi mori detyrën, në fillim 2017./voa/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës