Trump nuk fajëson Turqinë për blerjen e sistemit raketor S-400

11:58 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk fajëson Turqinë për blerjen e sistemit raketor S-400, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë rrethana dhe shumë probleme që kanë ndodhur gjatë administratës së Obamës”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Kjo daton nga administrata e Obamës, që vërtetë ishte një katastrofë”, shtoi ai.

Autoritetet amerikane më herët njoftuan se është nisur procedura për përjashtimin e Turqisë nga programi i avionit luftarak F-35 për shkak vendimit të mëparshëm të Turqisë për blerjen e sistemit mbrojtës rus S-400.

Autoritetet turke kritikuan vendimin amerikan dhe paralajmëruan për pasojat e tij mbi marrëdhëniet bilaterale të Ankarasë dhe Washingtonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme