Shumica e votuesve amerikanë kanë deklaruar se Donald Trump nuk është “i aftë të punojë si president”.
Sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti Quinnipiac, rreth 51 përqind e të të anketuarve janë deklaruar kundër politikave të Trumpit, transmeton portali arbresh.info
59 përqind e amerikanë besojnë se Trump nuk është i sinqertë, 60 përqind kanë thënë se ai nuk ka aftësi të mira udhëheqëse, ndërsa 61 përqind kanë thënë se Trump nuk i përfaqëson vlerat amerikane.
Në veçanti 69 përqind e votuesve kanë thënë se Trump duhet të ndalojë postimet në Twitter.
Sondazhi ka zbuluar edhe një fakt tjetër interesant, duke vënë në pah përçarjen mes burrave dhe grave. 49 përqind e burrave thonë se Trump nuk është i aftë për pozitën që ka, ndërsa nga ana e grave rreth 63 përqind e mendojnë të njejtën gjë.
Një tjetër detaj është vënë në dukje, duke theksuar ndarjen me demokratëve dhe republikanëve, ku pjesa më e madhe e demokratëve mendojnë se Trump nuk e meriton pozitën e presidentit.
Sondazhi u krye me 21-26 shtator përmes telefonit dhe janë anketuar rreth 1,412 votues në mbarë vendin./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit