Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke u përgatitur për luftë me Iranin, pavarësisht tensioneve në rritje, ka theksuar presidenti amrikan Donald Trump.
Trump i ka quajtur “lajme të rreme” raportet në të cilat thuhej se Shtëpia e Bardhë po përgatitet të dërgojë 120 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, që të jenë në gjendje gatishmërie në rast se Irani shpejton punën në armët bërthamore, transmeton portali arbesh.info
Ai ka theksuar se do të ishte i gatshëm të dërgonte truoa, por kjo nuk është një gjë e planifikuar.
Në anën tjetër, Sekretari i Shtetit Mike Pomepo ka dhënë të njejtin mesazh sapo ka arritur në Rusi.
“Në thelb ne nuk kërkojmë luftë me Iranin”, tha ai. “Politika jonë ka qenë e qëndrueshme dhe ne kërkojmë që Irani të sillet si një vend normal. Kjo është kërkesa jonë. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar dhe ne u kemi bërë të qartë iranianëve se nëse sulmohen interest amerikane ne do të përgjigjemi në një mënyrë të përshtatshme”.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit u rritën javën e kaluar, pasi presidenti Iranian Hassan Rouhani u dha kombeve evropiane dhe Kinës 60 ditë për të dalë me një plan për të mbrojtur vendin e tij nga sanksionet e imponuara nga Trump pasi u tërhoqën Shtetet e Bashkuara.
Ata u përshkallëzuan më tej të dielën pasi Arabia Saudite tha se dy depozita nafte u sabotuan nga brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa ata u drejtuan për të marrë naftë saudite për të marrë në Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni ka paralajmëruar kompanitë e anijeve se “Irani” mund të synojnë trafikun detar në rajonin e Gjirit Persik dhe tha se po vendoste një aeroplanmbajtës dhe B-52 bombardues atje për të kundërshtuar kërcënimet e supozuara nga Teherani.
Pompeo tha se zyrtarët amerikanë të inteligjencës ishin “duke punuar me zell për të marrë përgjigje” për atë që ndodhi me cisternat./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...