Presidenti amerikan Donald Trump nuk do t’i bashkohet Zonjës së Parë, Melanie Trump në varrimin e ish-zonjës së parë Barbara Bush.
Përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump citohet të ketë thënë se për shkak të sigurisë dhe ngjarjeve të fundit që po rrjedhin në vend, ai nuk do të marrë pjesë në varrim si “shenjë respekti për familjen Bush”, transmeton portali arbresh.info
Barbara Bush, nëna e presidentit të 43-të, Xhorxh W. Bush dhe ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, si dhe gruaja e 41-të presidentit George H.W. Bush, vdiq të marten. Ajo ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare dhe sipas një zëdhënsi të familjes gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.
Në telegramin ngushëllues Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se “Barbara Bush do të mbahet mend për përkushtimin e saj ndaj vendit dhe familjes”./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...