Trump: Nuk do të lejojmë të këqijtë të hyjnë në vend

21:20 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump, gjatë takimit me kryeministrin kanadez ka mbrojtur vendimin e tij për të ndaluar personat nga shtatë vende myslimane që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Ai është zotuar se ‘do të largojë të këqijtë’, ndërsa kur u pyet rreth sigurisë së kufirit SHBA-Kanada, ai tha ‘jemi plotësisht të bindur se kufiri verior është i sigurtë’, transmeton portali arbresh.info.

Duke reflektuar mbi ngjarjet e fundit terroriste dhe sigurinë kombëtare, Trump tha: “Ne nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë në vendin tonë. Ne duam që njerëzit të vijnë në Shtetet e Bashkuara, por jo edhe të këqijtë”.

Megjithatë, Trudeau i cili hapi dyert për emigrantët e përjashtuar nga Shtetet e Bashkuara, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Donald Trump tha se ‘Kanada do të vazhdojë të jetë një shembull pozitiv në botë’.

Por, pavarësisht dallimeve të tyre mbi emigracionin, liderët janë zotuar për të mbajtur aleancën e tyre dhe për të vazhduar miqësinë.

Trump e quajti Kanadanë ‘mik të madh, fqinjë dhe alet të fuqishëm’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme