Google ADS

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

12:35 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Ende pa kaluar disa javë që kur ndihmoi në arritjen e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Nominimi është konfirmuar nga Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit norvegjez i cili theksoi se përpjekjet e Trumpit për të shuar konfliktet nëpër botë e bëjnë personin adekuat për këtë çmim, shkruan Fox News, transmeton Telegrafi.

“Për meritat e tij, mendoj se ai ka bërë më shumë duke u munduar të krijoj paqe mes kombeve sesa çdo person tjetër i nominuar për çmimin Nobel për Paqe”, ka shtuar Tybring-Gjedde, i cili tash e katër mandate është anëtar i Parlamentit norvegjez dhe ka shërbyer si përfaqësues i delegacionit norvegjez në Parlamentin e NATO-s i cili foli ekskluzivisht për Fox News.

Në letrën dërguar Komisionit për çmimin Nobel, Tybring-Gjedde, ka shkruar se administrata e Trumpit ka luajtur rol kyç në stabilizimin e raporteve mes Izraelit dhe EBA-së.

“Siç edhe është pritur, vendet e tjera të Lindjes së Mesme do të ndjekin hapat e EBA-së, kjo marrëveshje do të mund të ndryshonte lojën që do ta kthente Lindjen e Mesme në një rajon të bashkëpunimit dhe prosperitetit”, thuhet në letër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme