Google ADS

Trump njofton për sanksionet e ardhshme kundër Turqisë

22:27 | 14 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Duke e akuzuar Turqinë për rrezikimin e civilëve dhe kërcënimin e paqes dhe sigurisë në rajon, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar mbi tarifat dhe sanksionet e ardhshme kundër zyrtarëve dhe ekonomisë turke.

“Veprimi i Turqisë po përshpejton një krizë humanitare dhe po krijon kushte të mundshme të luftës” , ka deklaruar Trump, duke njoftuar masat e ardhshme kundër Ankarasë, transmeton portali arbresh.info

Përveç një urdhri ekzekutiv që sanksionon zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të përfshirë në “veprime destabilizuese në verilindje të Sirisë”, Trump tha se ai do të rritë tarifat e çelikut turk në 50 përqind, dhe menjëherë do të ndalojë negociatat për një marrëveshje tregtare me vlerë 100 miliardë dollarë.

Turqia e nisi operacionin e quajtur si “Operacioni i Paqes” javën e kaluar, pasi Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane të vendosura përgjatë kufirit sirian-turk.

Kurdët kanë bashkëpunuar me SHBA-të në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri./arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1183833640507269120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1183833640507269120&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F470928-trump-turkey-sanctions-tarriffs%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme