Trump: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin

19:50 | 19 Tetor 2020
Arbresh.info

Në një telefonatë me stafin e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump e shkarkoi Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.

“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i coronavirusit në Amerikë.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Fauci reagoi reagoi javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “plotësisht jashtë kontekstit”. Po ashtu ai ka thënë se nuk ishte surprizë që Trumpi u infektua me virusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme