Donald Trump deklaroi gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve se ai do të kishte bombarduar Moskën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës dhe do të kishte sulmuar Pekinin nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, nëse ai do të ishte President i SHBA, sipas një raporti të Washington Post .
James Gilmore, i cili shërbeu si ambasador i zotit Trump në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u tha gazetarëve në Tajvan në fillim të këtij muaji se zoti Trump nuk është një izolacionist, por se ai thjesht po përpiqet të bëjë aleatët që të vënë më shumë theks në mbrojtjen e tyre.
“Unë besoj se Presidenti Trump do të jetë mbështetës i Tajvanit kur të bëhet president. Ai ishte në mandatin e tij të parë”, tha ai, sipas Reuters.
Kina pretendon se Tajvani është territori i saj mbi kundërshtimet e qeverisë tajvaneze. Shtëpia e Bardhë e Trump mbështeti Tajvanin, duke përfshirë shitjet e armëve që kanë vazhduar nën administratën e Biden.
Trump e ka përmendur rrallë Ukrainën në muajt e fundit. Vitin e kaluar, ai pretendoi se do ta “zgjidhte” luftën në më pak se një ditë.
Në shkurt, ai shkroi në Truth Social: “Ne kurrë nuk duhet të japim më para pa shpresën e një shpagimi”.
Në prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne, por është gjithashtu e rëndësishme për ne! LËVIZ EVROPË!”/euronews.al
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...