Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke premtuar të mbajë familjet e bashkuara, pas zemërimit ndërkombëtar për ndarjen e familjeve të emigrantëve.
Ai tha se ishte bindur nga fotografitë e fëmijëve që ishin ndarë nga prindërit, ndërsa ata ishin të burgosur dhe të ndjekur penalisht për kalimin ilegal të kufirit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti republikan kishte kërkuar më parë ligjvënësit të kalonin një projekt-ligj që i jepte fund ndarjes së familjeve.
Ai gjithashtu kërkon që ligjet e emigracionit të ashpërsohen nën ndonjë legjislacion të tillë.
“Ka të bëjë me mbajtjen e familjeve së bashku”, tha Trump në ceremoninë e nënshkrimit.
“Nuk më pëlqente pamja e familjeve teksa ndaheshin”, tha ai, por shtoi se administrata do të vazhdonte politikën e saj të “tolerancës zero”./Arbresh.info/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...