Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rifillon procesin e pranimit të refugjatëve në vend, por që imponon një shqyrtim më të rreptë të shtetasve të 11 vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për sigurinë kombëtare.
Zyrtarët refuzuan të bëjnë të ditura shtetet, por sipas agjensisë “Reuters” dhe asaj franceze të lajmeve, bëhet fjalë për të njëjtat shtete, qytetarët e të cilëve po i nënshtrohen ndërkohë masave të shqyrtimit të nivelit të lartë.
Në listën me 11 vende përfshihet Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani Jugor, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Urdhëri i lëshuar të martën është përpjekja më e fundit e zotit Trump në kuadër të fushatës së tij të premtimeve për të kufizuar numrin e refugjatëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Që nga janari me mijëra refugjatë kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht dy urdhrave ekzekutivë të Presidentit Trump në përpjekje për të ndalur programin.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist