Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një memorandum, përmes të cilit ka rivendosur ndalimin e transgjinorëve në ushtri, masë kjo e aborguar nën Barak Obamën.
Memoja po ashtu ndalon përdorimin e fondeve qeveritare për operacionet e konfirmimit të gjinisë për personelin aktiv.
Por, Trump e la në duart e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis, të vendosë nëse do të mbajë apo jo në shërbim rekrutët ekzistues transgjinorë.
Ndalimi që justifikohet me argumentin e kostos dhe problemet që transgjinorët shkaktojnë, përballet me një sfidë ligjore të aktivistëve për të drejtat e transgjinorëve.
“Kjo politikë është një shuplakë e turpshme në fytyrë për njerëzit që kanë vënë jetët e tyre në rrezik për të mbrojtur vendin tonë”, thonë aktivistët, transmeton tch.
Nga 4 deri në 10 mijë pjesëtarë aktivë të ushtrisë dhe rezervistë besohet se janë transgjinorë. Pasi administrata Obama njoftoi vitin e shkuar se do të lejonte transgjinorët të shërbenin hapur, shumë pjesëtarë aktivë të ushtrisë nuk u fshehën më.
Trump kishte paralajmëruar një hap të tillë muajin e kaluar. Sipas Trump, paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë nuk e kishte menduar gjatë nëse policia do të rriste efektivitetin ushtarak apo do të kishte efekte të kundërta.
Ai ndërkohë, tha se i kishte bërë Pentagonit një nder të madh duke ndaluar trupat transgjinore, duke nënvizuar se çështja ka qenë e ndërlikuar dhe konfuze për ushtrinë. Politika e erës së Obamës, përfshinte edhe mundësinë që ushtria ti ofronte ndihmë mjekësore pjesëtarëve të saj që donin të ndryshonin gjini.
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontraban...
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme