“Diskutimet po ecin mjaft mirë, liderët po merren vesh me njeri-tjetrin dhe vendi ynë, ekonomikisht, po ia del mbanë për mrekulli”. Ky ishte komenti që bëri përmes një mesazhi në Twitter presidenti amerikan Donald Trump gjatë punimeve të samitit të G7-ës, që ka mbledhur krerët e vendeve më të industrializuara e të fuqishme të botës në Biarritz, të Francës.
Pozicioni i shefit të Shtëpisë së Bardhë megjithatë në lidhje me tarifat dhe raportet me Rusinë nuk është në linjë me qëndrimet e disa liderëve të pranishëm në takimin e nivelit të lartë. Ishte parathëne se samiti I G7-ës do të errësohej nga konflikti tregtar SHBA-Kinë, një përballje kjo të cilën Franca mbajtëse e kryesisë së radhës së grupit, kërkon të shmanget me çdo kusht.
“Asnjeri nuk përfiton prej saj”, ishte komenti i Emanuel Macron. Trump ndërkohë u fokusua tek Britania e madhe, me të cilën premtoi arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare.
Largimin e saj nga Bashkimi Europian, ai e përshkroi si “të heqësh një spirancë të lidhur pas kyçit të këmbës”. Kryeministri britanik Bors Johnson megjithatë i ka të qarta idetë në kokë: Shtetet e Bashkuara, sipas tij, duhet të hapin tregjet nëse mes dy vendeve do të ketë një marrëveshje tregtare post Brexit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...