Në thirrjen e parë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Donald Trump ka denoncuar traktatin e armëve bërthamore të nënshkruar nga ish-presidenti Barack Obama.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshje ‘është e keqe për Shtetet e Bashkuara’, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info.
Kur Putin ngriti mundësine e zgjerimit të traktatit 2010, të njohur si Start, Trump ka kërkuar nga ndihmësit e tij që të sqarojnë se për çfarë traktati bëhet fjalë, citohen të ketë thënë burimet e Reuters.
Trump më pas i ka thënë Putinit se traktati ishte një nga disa marrëveshje të këqija të negociuara nga administrata Obama, duke thënë se traktati i ri do të favorizojë Rusinë.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi bisedën mes Trump dhe Putin./Arbresh.info
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...