Trump: Navalny nuk duhej të ishte kthyer në Rusi

13:45 | 21 Shkurt 2024
K.B

Ndryshe nga liderët e tjerë të huaj të cilët fajësuan presidentin Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ish-presidenti Donald Trump mbajti një qëndrim tjetër. Në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News, Trump u shpreh se Navalny bëri gabim që u kthye në Rusi pas helmimit me agjent nervor në Gjermani në vitin 2021.

“Navalny ndodhej në një situatë shumë të trishtueshme dhe ai ishte një djalë shumë i guximshëm sepse u kthye, kur mund të kishte qëndruar larg. Dhe sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe të fliste nga jashtë vendit sepse njerëzit e ndjenin rrezikun, ashtu siç edhe ndodhi. Është një gjë e tmerrshme, por po ndodh edhe në vendin tonë sepse po kthehemi në një vend komunist në shumë mënyra dhe siç edhe e shini unë jam kandidati kryesor dhe jam akuzuar”.

Trump i cili ka shprehur mbështetje për Putinin si gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021 ashtu edhe më pas, vazhdoi ta krahasonte veten me Navalny, duke lënë të kuptohet se të dy ishin përballur me akuza penale të motivuara politikisht./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme