Google ADS

Trump mohon ta ketë quajtur Meghan Markle të “ligë”, pavarësisht regjistrimit në audio

20:54 | 2 Qershor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar ta ketë quajtur të “ligë” Dukeshën e Sussex, Meghan Markle, pavarësisht një audio regjistrimi.

“Unë kurrë nuk e kam quajtur Meghan Markle ‘të ligë’. Është thjeshtë një lajm i rremë”, reagoi ai përmes medias sociale tëitter, transmeton portali arbresh.info

Trump ka reaguar pas një artikulli të publikuar nga “The Sun” para vizitës së tij shtetërore në Britani të Madhe.

Ish aktorja amerikane ka qenë një zë kritik i politikave të Donald Trump.

Në zgjedhjet e vitit 2016, Meghan Markle hapur ka mbështetur rivalen e Donald Trump, Hillary Clinton./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme