Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë një raport të publikuar nga New York Times, mbi jetën e përditshme të Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
“New York Times” shkroi se Donald Trump shikon katër deri në tetë orë lajme televizive kabllore në ditë, transmeton portali arbresh.info
“Një tjetër histori e rrejshme, kësaj rradhe në të dështuarën NYT, që unë shikoj 4-8 orë televizor në ditë – Gabim!”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.
“Gjithashtu, unë rrallë, nëse ndonjëherë shikoj, i shoh CNN dhe MSNBC, dhe që të dyja i konsideroj si kompani të lajmeve të rreme”, shtoi ai.
Një histori e gjatë e NYT, duke cituar burime të afërta të Presidentit Trump, ka shkruar se ai zgjohet herët në mëngjes dhe puna e parë që bën është ndez televiziorin për të parë lajmet./arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen