Ish-presidenti Donald Trump, shënoi të shtunën përvjetorin e tretë të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, duke bërë fushatë në Ajova ku tha se rritja e fluksit të emigrantëve në kufirin jugor të vendit është kryengritja “e vërtetë”.
Pak më shumë se një javë përpara se të fillojë procesi i votimit për emërimin republikan në zgjedhjet paraprake në Ajova, zoti Trump nuk e përmendi drejtpërdrejt 6 janarin. Por ai vazhdoi të pretendonte se vendet e huaja kanë zbrazur burgjet dhe institucionet e shëndetit mendor, duke kontribuuar tek një numër rekord emigrantësh, edhe pse nuk ka prova që kjo të jetë e vërtetë.
“Kur flitet për kryengritje, ajo që po bëjnë ata është në fakt kryengritje. Kjo nuk patriotike dhe paqësore”, tha zoti Trump, duke përsëritur shprehjen që përdori në fjalimin e 6 janarit, përpara se një turmë e dhunshme përkrahësish të tij të sulmonte Kapitolin në një përpjekje për ta mbajtur atë në pushtet, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020.
Ish-presidenti i bëri komentet në Njuton të Ajovas qendrore, një ditë pasi presidenti Joe Biden mbajti një fjalim në Pensilvani, ku e cilësoi paraardhësin e tij një kërcënim të madh për demokracinë dhe tha se 6 janari ishte një ditë kur “gati e humbëm Amerikën, gati humbëm gjithçka”.
Si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump i janë referuar shpesh 6 janarit gjatë fushatës ku pritet që ashtu si në vitin 2020 ata të jenë përballë njëri-tjetrit.
Ish-presidenti Trump vazhdimisht ka minimizuar sulmin e 6 janarit ka përhapur teoritë e konspiracioni rreth zhvillimeve të asaj dite, kur mbëstetësin e tij u përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores së zotit Biden.
Të shtunën ai i etiketoi ata që janë burgosur për pjesëmarrje në trazira, si “pengje”. Më shumë se 1,230 persona janë akuzuar për krime federale të lidhura me dhunën, përfshirë për sulme ndaj oficerëve të policisë rebelim.
“Ata duhet të lirojnë pengjet e 6 janarit. Mjaft kanë vuajtur. Liroi pengjet e 6 janarit Joe”, tha ai duke iu referuuar presidentit Biden.
Rivalët e tij kryesorë në garën për emërimin republikan, ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, po bënin gjithashtu fushatë në Ajova, ndërsa përpiqen ta paraqesin veten si alternativa më e qëndrueshme ndaj zotit Trump, i cili kryeson me epërsi të thellë në sondazhet kombëtare.
Gjatë fushatës zoti Trump ka intensifikuar sulmet ndaj zonjës Haley, e cila po fiton terren. Fushata e saj i ka paraqitur këto sulme, si dëshmi se ish-presidenti është i shqetësuar nga forcimi i pozitës së saj./voa
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?