“Terroristët e brendshëm kanë marrë përsipër Seattle, të drejtuar nga demokratët e majtë radikalë, natyrisht. Ligj dhe rend”, tha Trump në një nga postimet e tij në Twitter.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të mërkurën vonë u ankua se “terroristët e brendshëm” kanë marrë qytetin Seattle në shtetin Washington në mes të protestave për George Floyd, duke i lënë fajin guvernatorit dhe kryebashkiakut demokrat.
“Terroristët e brendshëm kanë marrë Seattle-n, të drejtuar nga demokratët e majtë radikalë, natyrisht. Ligj dhe rend”, tha Trump në një nga postimet e tij në Twitter.
Në një postim tjetër, ai i kërkoi guvernatorit të Washingtonit, Jay Inslee dhe kryetares së Bashkisë së Seattle, Jenny Durkan të marrin përsëri kontrollin e qytetit.
“Guvernatori i majtë radikal Jay Inslee dhe kryetarja e Bashkisë së Seattle janë duke u përqeshur dhe luajtur në një nivel që vendi ynë i madh nuk e ka parë kurrë më parë”, tha Trump.
“Merrni përsëri qytetin tuaj. Tani. Nëse nuk e bëni këtë, unë do ta bëj. Kjo nuk është lojë. Këta anarkistë të shëmtuar duhet të të ndalen menjëherë. Lëvizni më shpejtë”!, shkroi Trump.
Durkan iu përgjigj mesazhit të Trumpit duke thënë: “Na bëj të gjithëve të sigurtë. Kthehu te bunkeri yt. #BlackLivesMatter”.
Qindra protestues ia mësyen të martën mbrëma Bashkisë së Seattle duke kërkuar dorëheqjen e Durkan-it, disa ditë pasi morën gjashtë blloqe East Precinct pa asnjë prani të policisë, e cila u emërua nga demonstruesit si “Zona Autonome e Capitol Hill”.
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...