Trump merr meritat për izolimin e Katarit

17:49 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon që presioni që është vënë mbi Katarin nga fqinjët e Gjirit është tërësisht meritë e tij.

Arabia Saudite, Bahrejni, EBA, Jemeni dhe Libia si dhe Maldivet kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin, transmeton portali arbresh.info.

Trump ka thënë se në vizitën e tij të fundit në Arabinë Saudite është informuar që Katari po financon ideologjinë radikale.

Ai shtoi më tej që vizita ishte duke dhënë rezultat.

Analistët thonë që koha e veprimit të ndërmarrë, dy javë pas vizitës së Trumpit në Arabinë Saudite është thelbësore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme