Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden në një tubim në Karolinën e Jugut duke e quajtur atë kriminel dhe gënjeshtar.
Në tubimin për festën e 4 korrikut, kandidati republikan për president shtoi se Biden është i paaftë dhe i korruptuar dhe administrata e tij mund të çojë në një Luftë të tretë Botërore.
“Joe Biden është i korruptuar dhe një president shumë i kompromentuar. Ai paguhet ashtu si paguhet një kriminel i zakonshëm. Thjesht në një mënyrë më e sofistikuar dhe numra shumë më të mëdhenj. Ai është plotësisht i mbrojtur nga Departamenti i Padrejtësisë dhe nga mediat e lajmeve të rreme, të cilat janë armatosur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ky është një krim 100 herë më i madh se Watergate, dhe ata thjesht nuk duan të shkruajnë për të.”
Sondazhet kombëtare kanë treguar se Trump është kryesues në garën paraprake republikane me një diferencë të madhe dhe me shumë mundësi do të jetë ai përballë Biden, i cili kërkon një mandate të dytë.
Një sondazh i Reuters/Ipsos në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 43% e republikanëve thanë se Trump ishte kandidati i tyre i preferuar, krahasuar me 22% që zgjodhën guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis./A2CNN/
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...