Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur liderin koreano-verior Kim Jong-un në rastin e studentit amerikan i cili vdiq pasi ishte burgosur në Korenë e Veriut.
Duke folur në Hanoi pas dështimit të samitit me Kimin, Trump tha se nuk besonte që lideri veri-korean ishte në dijeni për rastin e Otto Warmbier, transmeton portali arbresh.info.
Trump tha: “Ai më tha se nuk e dinte për këtë, dhe do t’i besoj fjalës së tij”.
Warmbier ishte arrestuar në Korenë e Veriut në dhjetor të 2015-ës gjatë një turneu të organizuar.
Autoritetet e Phenianit e kthyen 22 vjeçarin tek familja e tij në gjendje kome në korrik të 2017 ku ai vdiq disa ditë më pas në vendlindjen e tij në Cincinnati, Ohajo.
Rasti i tij ngriti tensionet në një kohë kur administrata Trump ishte duke shkëmbyer komente vitriolike me Korenë e Veriut.
Trump u tha gazetarëve se ai kishte përmendur rastin e Warmbier për Z. Kim dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se ai nuk ishte në dijeni të tij në atë kohë dhe kishte shprehur keqardhje./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...