Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka treguar mbështetje për dhëndrin e tij, Jared Kushner, në një kohë kur ky i fundit është nën hetim mbi dyshimet se është përpjekur që të krijojë një linjë sekrete komunikimi me Moskën.
Në një deklaratë me shkrim të dhënë për mediat, Trump tha se bashkëshorti i vajzës së tij ka bërë një punë të shkëlqyer si një prej Këshilltarëve kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, lideri i Uashingtonit nuk ka pranuar që të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi cështjen e cila po hetohet nga organet kompetente.
“Jared po bën një punë të shkëlqyer për vendin. Kam besim të plotë tek ai. Jared është i respektuar nga të gjithë dhe po punon mbi programe që do t’i kursejnë vendit tonë miliarda dollarë. Dua të shtoj këtu se ai mbi të gjitha është një person shumë i mirë” ishin fjalët e Presidentit Donald Trump.
Akuzat që tashmë rëndojnë mbi dhëndrin e Presidentit, e kanë thelluar edhe më tej çështjen e lidhjeve të dyshuara mes Trump dhe Rusisë. Megjithatë, nga ana tjetër, lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë, i ka quajtur vazhdimisht akuzat një fabrikim.
Sipas tij, lajmet e publikuara në media janë tërësisht të pabazuara.
Megjithatë, dorëheqja e Michael Flyn nga detyra, i cili ishte Këshilltar i Trump për cështjet e sigurisë kombëtare si dhe shkarkimin i shefit të FBI-së kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi adminsitratën aktuale.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...