Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbërrijë sot në Britani të Madhe.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbërrijë në Britani të Madhe të hënën në mëngjes për një vizitë zyrtare shtetërore tre-ditore, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Air Force One pritet të mbërrijë në aeroportin Stansted të Londrës në orën 09:00 të mëngjesit.
Mbretëresha do të organizojë një pritje shtetërore në Buckingham Palace të hënën mbrëma për presidentin dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Protestat janë planifikuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë vizitës – duke përfshirë tubimet në Londër, Manchester, Belfast, Birmingham dhe Nottingham.
Përpara vizitës së tij, Presidenti Trump tha për The Sun që ai po mbështeste kandidatin e lidershipit Tory Boris Johnson për të qenë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai gjithashtu i tha The Sunday Times se kreu i Partisë Brexit Nigel Farage duhet të përfshihet në negociatat e qeverisë për t’u larguar nga BE.
Të hënën, presidenti do të marrë një turne në Westminster Abbey dhe gjithashtu do të takohet me Princin Charles dhe dukeshën e Cornwall për çaj në Clarence House.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?