Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka lavdëruar marrëdhëniet e vendit të tij me Katarin.
Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me Emirin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info
Para gazetarëve në prani të Emirit Sheik Tamim bin Hamad al Thani, Trump ka deklaruar se SHBA-të dhe Katari “kanë qenë miq të mrekullueshëm në shumë mënyra” dhe “po punojnë shumë mirë së bashku”.
“Ne jemi duke punuar për unitet në atë pjesë të Lindjes së Mesme dhe mendoj se e tëra është duke shkuar mirë, ka shumë gjëra që po ndodhin”, tha ai.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, të gjithë anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Egjipti prenë lidhjet diplomatike me Dohën më 5 qershor 2017 dhe vendosën një embargo për tokën, detin dhe ajrin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e “terrorizmit”.
Katari në vazhdimësi i ka mohuar akuzat./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...