Trump: Marrëdhëniet me Rusinë në nivelin më keq se nga Lufta e Ftohtë

23:11 | 11 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se marrëdhëniet me Rusinë janë më të këqija se gjatë Luftës së Ftohtë dhe me zemërim ka fajësuar hetuesin special Robert Mueller që ka ushqyer “gjakun e keq” me Moskën.

Në një seri të postimeve në Twitter, Trump ka hapur derën për sulmet ushtarake kundër aleatëve sirianë të Kremlinit dhe shprehur retorikën më të ashpër anti-ruse që nga koha e marrjes së presidencës, transmeton portali arbresh.info

“Marrëdhënia jonë me Rusia është më e keqe se që ka qenë ndonjëherë dhe kjo përfshin edhe Luftën e Ftohtë”, tha Trump.

Trump tallet me kërcënimin e Moskës për të shuar çfarëdo rakete amerikane që ka shënjestruar Sirinë dhe ka akuzuar Moskën për lidhjet e saj me regjimin e Bashar al-Assad./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme