Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se malazezët janë të fuqishëm, dhe njerëz “shumë agresivë” duke treguar frikën e tij se anëtari më i ri i NATO-s mund të dërgojë aleancën në luftë masive.
Në një intervistë për televizionin Fox News të incizuar në Helsinki dhe të transmetuar më 17 korrik në Shtetet e Bashkuara, Trump është pyetur rreth Artikullit 5 të NATO-s, në të cilin thuhet se sulmi ndaj një anëtari të aleancës, është sulm edhe ndaj gjithë anëtarëve tjerë.
Kur është pyetur nga intervistuesi: “Pse duhet djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmi?”, Trump ka thënë: “E kuptoj çfarë dëshironi të thoni, unë kam bërë të njëjtën pyetje”.
Ai ka thënë se Mali i Zi është “shtet i vogël me njerëz shumë të fuqishëm, ata janë njerëz të fuqishëm, njerëz agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe përgëzime, ja ku kemi Luftën e Tretë Botërore”.
Në samitin e NATO-s, të mbajtur javën e kaluar, Trump u ka bërë thirrje vendeve anëtarë të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.
Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor të vitit 2017, duke bërë një kthim historik drejt aleancës transatlantike në mesin e kundërshtimeve nga Rusia.
Moska ka kundërshtuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s dhe ka kritikuar ashpër Podgoricën për anëtarësim në aleancë.
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...