Trump luan kartën e “tërheqjes së ushtarëve” kundër Gjermanisë

12:07 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Administrata e presidentit amerikan ka sugjeruar se mund të tërheq trupat amerikane të vendosura në Gjermani nëse Berlini nuk rrit shpenzimet e saj të mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, u tha mediave lokale se ekonomia më e madhe e Evropës ende nuk paguan sa duhet për mbrojtjen e saj, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Uashingtoni.

“Kjo me të vërtetë është fyerje të pritet që taksapaguesit e SHBA-ve do të vazhdojnë të paguajnë më shumë se 50 mijë amerikanë në Gjermani, por gjermanët e përdorin suficitin e tyre tregtar për qëllime të brendshme”, tha Grenell në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Më herët, Georgette Mosbacher, ambasadorja amerikane në Varshavë, sugjeroi zhvendosjen e trupave amerikane nga Gjermania në Poloni.

“Polonia përmbush 2 përqindëshin e detyrimit të saj për shpenzimet e PBB-së ndaj NATO-s. Gjermania jo. Ne do të mirëpresim trupat amerikane në Gjermani për të ardhur në Poloni”, tha Mosbacher në Twitter.

Grenell i tha DPA-së se dakordohet me komentet e ambasadores Mosbacher.

Vërejtjet erdhën përpara vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Donald Trump, në Poloni në muajin shtator.

Trump vazhdimisht ka kritikuar Gjermaninë për mos rritjen e shpenzimeve të saj për mbrojtje, por duke u mbështetur në mbështetjen e SHBA-ve për “mbrojtjen e saj nga Rusia”.

Ekonomia më e madhe e BE-së, Gjermania, aktualisht shpenzon 1,36 për qind të PBB-së së saj për mbrojtje, përkundër angazhimit të saj të mëparshëm për një objektiv të NATO-s prej 2 për qind.

Qeveria e kancelares Angela Merkel po planifikon të rrisë shpenzimet ushtarake në 1,5 për qind të prodhimit kombëtar deri në vitin 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme