Google ADS

Trump largohet nga konferenca në Shtëpinë e Bardhë për shkak të të shtënave

00:41 | 11 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq papritmas nga një konferencë për media pasi Shërbimi Sekret hapi zjarr ndaj një individi jashtë Shtëpisë së Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kthimit në sallë menjëherë pas, Trump njoftoi se u dëgjuan të shtëna arme jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe një i dyshuar u qëllua.

Trump tha se u dërgua në Zyrën Ovale, por arsyeja e të shtënave mbetet e paqartë.

“Ju u befasuat, unë gjithashtu u befasova. Mendoj se kjo është ndoshta shumë e pazakontë”, u tha Trump përfaqësuesve të mediave.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se individi që u qëllua është dërguar në një spital aty pranë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme