Trump kundërshton kontrollet e ashpra të armëve

19:19 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se “qindra të tjerë” do të kishin vdekur në sulmin e së dielës në një kishë në Teksas, nëse ligjet e armëve do të ishin më të ashpra.

Ai u ka thënë gazetarëve në Seul që masat e tilla nuk do të bënin ndryshim në sulmin e 5 nëntorit, ku mbetën 26 të vdekur e 20 të plagosur, transmeton portali arbresh.info

Autori Devin Patrick Kelley u gjet i vdekur në makinën e tij, pasi u arratis nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga kalimtarë të armatosur.

Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se ai duhet të ishte ndaluar ligjërisht nga zotërimi i armëve.

Trump u pyet gjatë një vizite në Seul të martën nëse thirrja e tij për “verifikim ekstrem” të emigrantëve duhet të zbatohet edhe për amerikanët që duan të blejnë një armë.

“Nëse do të kishim bërë atë që sugjeroni, nuk do të kishte ndryshim tre ditë më parë”, tha ai, duke iu referuar sulmit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme