Google ADS

Trump kritikon sërish kompaninë Apple për çështje të privatësisë

10:26 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur kritika të ashpra kundër kompanisë Apple.

Ai ka thënë se kompania është duke refuzuar të zhbllokojë telefonët iPhone, “të përdorur nga vrasësit, kontrabaduesit e drogës dhe të atyre që kanë elemente tjera të dhunshme”.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka akuzuar këtë kompani se nuk është duke ndihmuar në hetimet e një sulmi me të shtëna në Florida, që po konsiderohet akt terrorist.

Tre ushtarë amerikanë të marinës janë vrarë kur një saudit në bazën ushtarake ka shtënë me armë zjarri më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Ky fjalor përbën përplasjen e fundit në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe gjigantëve të tekonologjisë rreth qasjes në të dhëna.

Trump ka akuzuar kompaninë Apple se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht pse administrata e tij i ka ndihmuar gjigantit amerikan në çështje të tregtisë.

Mirëpo kompania Apple ka mohuar pretendimin se nuk u ka ndihmuar zyrtarëve në hetime.

“Përgjigjet tona ndaj shumë kërkesave prej kur ka ndodhur sulmi kanë qenë në kohë, përmbajtësore dhe po vazhdojnë”, ka thënë kjo kompani përmes një deklarate.

Këto mospajtime vënë në pah kundërthëniet në mes të idustrisë së teknologjisë dhe agjencive për zbatim të ligjit në gjithë botën.

Në njërën anë, ruajtja e privatësisë së përdoruesve të pajisjeve teknologjike është tejet e rëndësishme, mirëpo mund të shkaktojë probleme të mëdha për hetues të çështjeve penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme