Trump kritikon politikanët në Puerto Riko pas Uraganit Maria

16:28 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar politikanët e Puerto Rikos për shkak të kritikave të tyre ndaj përpjekjeve të ndihmës amerikane në ishull pas Uraganit Maria.

Ky uragan i fuqishëm një javë më parë vrau 16 persona dhe la miliona njerëz në nevojë për ndihmë.

Në rrjetin social “Twitter”, Trump tha zyrtarët e portorikanit treguan “aftësi të dobët udhëheqëse”.

“Ne nuk mund të durojmë më ,” tha Carmen Yulin Cruz në një konferencë shtypi.

“Unë jam duke i kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara që të siguroj dikë që është përgjegjës në detyrën e shpëtimit të jetës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme