Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga shtetet evropiane që t’i marrin mbrapsht luftëtarët e ISIS të cilët po mbahen ne burgjet amerikane.
Trump ka thënë se evropianët nuk po ndihmojnë aspak duke heq dorë ngë këta luftëtarë, edhe pse shkatërrimi i Kalifatit në Siri sipas tij u bë për të mirën e Evropës.
“Ne kemi 1,800 të burgosur të ISIS-it të marrë peng në betejat tona përfundimtare për shkatërrimin 100% të Kalifatit në Siri. Tani po merren vendime se çfarë të bëjmë me këta të burgosur të rrezikshëm ” , shkroi Trump në Twitter.
“Vendet evropiane nuk po ndihmojnë aspak, edhe pse kjo është bërë shumë për përfitimin e tyre. Ata po refuzojnë të marrin përsëri të burgosurit në vendet e tyre specifike. Kjo nuk është mirë!”, vijoi ai.
Edhe në të kaluarën, Trump ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin të burgosurit dhe t’i ballafaqojnë me drejtësi, pasi mbajtja e luftëtarëve të ISIS ka një kosto edhe për SHBA-të.
Në këtë çështje është e përfshirë edhe Kosova, e cila muajin e kaluar ktheu mbi 100 persona, mes tyre ka edhe të atillë të cilët po gjykohen për luftën në Siri.
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...