Google ADS

Trump kritikon ashpër Republikanin

12:15 | 17 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër udhëheqësin e pakicës republikane në Senatit, Mitch McConnell të martën, duke sinjalizuar një konflikt në rritje midis dy zërave më të rëndësishëm në Partinë Republikane.

“Mitch është një mashtrues politik i ngrysur, i mërzitur dhe i vrazhdë dhe nëse senatorët republikanë do të vazhdojnë ta mbështesin, ata nuk do të fitojnë më”, tha zoti Trump përmes një deklarate mes pasojave të gjyqit të dytë në Senat ndaj ish-presidentit republikan, transmeton VOA.

Ish-presidenti Trump dhe senatori McConnell u ndanë disa javë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pasi McConnell e pranoi fitoren e demokratit Joe Biden, duke e zemëruar zotin Trump. Hendeku midis tyre u zgjerua kur McConnell deklaroi në Senat të shtunën se ish-presidenti Trump ishte “praktikisht dhe moralisht përgjegjës” për sulmin vdekjeprurës të 6 Janarit në Kapitol.

Ata po përpiqen ta shtyjnë partinë në drejtime të kundërta. McConnell deshiron kthimin në një parti të përqendruar te buxheti, pro-tregtisë, ndërsa Trump, i cili ende mbështetet nga një pjesë e madhe e votuesve të bazës republikane, mbështet një qasje më populiste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme