Trump: Koreja Veriore e ‘pasjellshme’, Kina s’po bën sa duhet

22:58 | 17 Mars 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Korenë Veriore për ‘sjelljen e keqe’ dhe shtoi se Kina ‘nuk po ndihmon’.

“Koreja Veriore po sillet shumë keq. Ata kanë ‘luajtur’ për vite me rradhe me Shtetet e Bashkuara. Kins nuk po ndihmon shumë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në twitter, transmeton portali arbresh.info.

Komentet e tij janë bërë pas deklaratës të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili tha se ‘veprimi ushtarak kundër Koresë Veriore është një opsion në tryezë’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme