Pasi deklaroi që Koreja e Veriut është një kërcënim për botën e civilizuar, presidenti Donald Trump u zotua në Japoni që SHBA nuk do të durojë Phenianin që kërcënon Amerikën apo aleatët e saj, raporton Necn.
Trump, në një nga kryeqytetet aziatike të kërcënuara nga raketat e Koresë së Veriut, nuk ka përjashtuar veprimin ushtarak dhe nxiti diktatorin Kim Jong Un që të pushojë testet e armëve dhe raketave që ai kishte hedhur mbi territorin japonez gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Presidenti gjithashtu denoncoi përpjekjet e administratës Obama për të menaxhuar Phenianin, duke deklaruar përsëri se “epoka e durimit strategjik kishte mbaruar”.
“Disa njerëz thonë se retorika ime është shumë e fortë, por shikoni se çfarë ka ndodhur me retorikë shumë të dobët në 25 vitet e fundit”, tha Trump, i cili qëndroi me kryeministrin japonez Shinzo Abe në një konferencë shtypi dhe deklaroi se Koreja e Veriut rrezikonte “paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...