Rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.
Në një letër drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, Trumpi ka dorëzuar një raport nga administrata e tij për Rezolutën për Forcat Ushtarake për vendosjen e forcave të SHBA-së në vendet tjera.
Teksa ka folur për praninë në Afganistan, Irak, Siri, Arabinë, Jordaninë, Turqinë e vende të tjera ku SHBA-ja ka forcat e veta të armatosura, Trumpi ka përmendur edhe praninë në kuadër të KFOR-it.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 400 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet ndër tjera në letrën e Trumpit.
Ai në fund ka theksuar se ka autorizuar qëndrimin e këtyre forcave në këto vende, bazuar në autoritetin e tij si Komandant i Përgjithshëm./blic/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën