Presidenti Donald Trump ka konfirmuar që do të përdorë fuqinë për të shpallur gjendje emergjente në mënyrë që të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, duke thënë “muri funksionon”.
Ndërtimi i murit ishte një premtim kyç i fushatës së Trumpit, por Demokratët e kanë përshkruar emergjencën kombëtare si një “abuzim të madh të pushtetit”, transmeton portali arbresh.info.
Ai pritet të nënshkruajë planin së bashku me ligjin e buxhetit që ka për qëllim shmangien e serishme të qeverisë.
Ai bëri të ditur planet, pasi Kongresi refuzoi të paguajë për mur në projektligj.
Deklarimi do t’i japë Trumpit qasje në miliarda dollarë për projektin e tij.
“Do të përballemi me krizën e sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor”, tha Trump, ndërsa ai bëri njoftimin për gazetarët.
“Është shumë e thjeshtë … Ne duam të ndalojmë kriminelët dhe bandat që vijnë në vendin tonë.
“Gjithkush e di se muret funksionojnë”./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit